Sport Ndërkombëtar

Messi po e mendon rikthimin në Barcelonë

Lionel Messi

Sipas mediave Lionel Messi pret vetëm Barcelonën që të bëjë një lëvizje në këtë merkato verore.

Kontrata e argjentinasit me PSG i skadon në fundin e këtij sezoni dhe ai bëhet një lojtar i lirë. Me fitimin e Kupës së Botës klubi parizien i paraqiti “Pleshtit”, kontratën për të qëndruar dhe 1 vit më shumë.

Pavarësisht zërave që e lidhin Messin me një rikthim në Barcelonë ose me një kalim në Arabi ose SHBA, i vetmi propozim konkret është nga klubi francez.

Nga ana tjetër mediat shtojnë se Messi është në pritje të katalanasve. Pavarësisht se klubi duhet të rikuperojë një shifër tepër të lartë rreth 200 milionë euro që të firmosë me lojtar të rinj dhe t’i federojnë ata.

Andaj nga kjo shifër bien shpresat e kryesuesve të La Liga-s për të kthyer argjentinasit në Katalonjë.

Sidoqoftë Messi është i gatshëm të rikthehet sërish në Barcelonë, aty ku emri i tij gdhendet me germa të arta.

/Shqip.com