Lajme

Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit është rezultat i gabimeve të Kurtit

Memli Krasniqi - Kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - Kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se marrëveshja e Ohrit është rezultat i gabimeve të kryeministrit, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se me këtë marrëveshje, Kosova ka heq dorë nga njohja e ndërsjellët.

“Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, shkroi Krasniqi.

Krasniqi tregoi se është takuar me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Lideri i opozitës thotë se me Nissinen kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në situatën politike të Kosovës.

“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI).Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga Kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër”.

Tutje Krasniqi thotë se mysafirët i ka falënderuar për vizitën dhe mbështetjen konstantë të Finlandës ndaj Kosovës.

/Shqip.com