Arrestohet i dyshuari që keqtrajtonte nënën e tij
Publikuar:
(29.03.2023 09:36:31)

Është arrestuar dje një i dyshuar në Gjakovë për dhunë në familje.
Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari në vazhdimësi e kishte trajtuar nënën e tij.
Teksa, viktima ka refuzuar të dërgohet në strehimore.
“Gjakovë 28.03.2023-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka keqtrajtuar nënën e tij. Viktima ka refuzuar të dërgohet në strehimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com