Policia jep detaje për aksidentin në Klinë

Një aksident tragjik që ka ndodhur në Klinë – la të vdekur një person, të hënën.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Sadik Rama”, rreth orës 21:00.
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi tregoi se në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një autobus.
Të gjitha mjetet kishin targa vendore, raporton Shqip.com.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident”, thuhet në njoftim.
Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë.
Njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.
Rasti po vazhdon të hetohet në lidhje me shkaqet që çuan deri te aksidenti. /Shqip.com