Rama: Tarifa në Rrugën e Kombit nuk do të hiqet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është përgjigjur prerazi se tarifa në Rrugën e Kombit nuk do të hiqet.
E ka quajtur të pakuptimtë teorinë se “trau i Rrugës së Kombit ka ndarë Kosovën dhe Shqipërinë”.
Sipas tij, është një tarifë shërbimi që vendoset në çdo shtet, madje edhe mes dy qyteteve, duke theksuar se nuk ka negociatë që të hiqet.

“Tarifa Rrugës së Kombit nuk mund të hiqet, është një tarifë shërbimi dhe një tarifë vendet i kanë brenda për brenda tyre. Teoria që trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë. Patriotët që e konsiderojnë hapësirën e një kombi i duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin. Qofshin patriotët shqiptarë apo shqiptarët e Kosovës”.
“Ka siguruar transformim për sigurinë, nuk negociohet. Nuk ka lidhje me kombin por shërbimin brenda një hapësire. Rruga e Kombit që lidh të njëjtën hapësirë dhe brenda së njëjtës hapësire të gjithë paguajnë”, është shprehur Rama në emisionin “Open”.
Rruga e Kombit, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit.
Shqipëria ka vendosur që të vë tarifë për veturat që kalojnë nëpër këtë rrugë. Tarifa minimale është pesë euro./SHQIP.com