Lajme

Situata në veri – KFOR-i njofton se ka biseduar me palët për ndërprerje të protestës

Misioni i KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori, Franco Federici, ka njoftuar se në takim me krerët e institucioneve të Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore, ka kërkuar “deeskalimin e shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit në Veri të Kosovës”.

Lexo edhe:
Kryetarët e komunave të veriut takohen me komandantin e KFOR-it, kjo është kërkesa e tyre

Kërkesë tjetër e tij ishte rikthimi i një mjedisi të sigurt dhe liria e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Franco Federici, komandant i KFOR-it

Po ashtu ka bërë të ditur se KFOR-i ka marrë hapa të mëtutjeshëm në terren, duke i shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet e protestuesve serbë dhe ka vendosur njësitet e veta edhe në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin që ka.

“KFOR-i ka marrë hapa të mëtutjeshëm në terren, duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet dhe duke vendosur njësitë e veta edhe në pikat e kalimit kufitar në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999. KFOR-i gjithashtu ka zhvilluar bisedime, me të gjitha palët e përfshira, për ndërprerjen e protestave në veri të Kosovës”.

“Masat e marra, më herët të diskutuara nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore, kanë për qëllim favorizimin e një deeskalimi të shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë Federici./SHQIP.com