Rozë

Xhensila mund të sjell një duet me Luizin?

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, së fundmi ka dhënë një intervistë për “E diel”.

Ajo u pyet për këngëtarin që është shndërruar në fenomen në Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin.

Ajo tha se do të bashkëpunonte me të për ndonjë projekt muzikor.

“Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur”, u shpreh ajo.

Luizi ka marrë përkrahjen të shumtë nga fytyrat publike në Shqipëri, si dhe në Kosovë.

/Shqip.com