Kishin ngelur në mes të detit, shpëtohen tre të huaj në Vlorë
Publikuar:
(25.03.2023 17:09:29)

Policia Kufitare e Vlorës iu ka ardhur në ndihmë tre shtetasve të huaj që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt.
Tre shtetasit ishin duke lundruar në det, përballë derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turqisë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.
Pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë dhe i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit.
Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore./A2new/
/Shqip.com