Rrëzohet një punëtor i ndërtimit në Prizren
Publikuar:
(25.03.2023 13:11:45)

Një burrë është rrëzuar duke punuar në një kompani të ndërtimit në Prizren.
Viktima, siç njofton Policia e Kosovës është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
I njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Rasti është në procedurë hetimore dhe po trajtohet si “asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse”.
/Shqip.com