Ministrja Haxhiu flet nesër pasi Kushtetuesja i shfuqizoi ligjin
Publikuar:
(24.03.2023 21:11:14)
Gjykata Kushtetuese sot e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Lidhur me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nesër do të mbajë konferencë për media.
Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për media bëri të ditur se kjo konferencë do të mbahet në orën 12:00.
/Shqip.com