Lajme

Gastronomët me njoftim për klientët që duan t’i shfrytëzojnë hapësirat e brendshme

Ilustrim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ua kanë rikujtuar bizneseve se për shfrytëzimin e hapësirave të brendshme, klientët duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë si më poshtë:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

“Kurse për shfrytëzimin e terasave nuk nevojitet ndonjë dëshmi nga ato që janë të lartë cekura!”, thuhet në komunikatën për media të Gastronomëve.

Lexo edhe:
Të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi nga e hëna

Ndryshe, kjo është një nga masat e miratuara nga Qeveria e Kosovës për kontrollin dhe parandalimin e COVID-19, masa këto që kanë hyrë në fuqi nga e hëna e 27 shtatorit./SHQIP.com