Shqipëria U19 triumfon ndaj Maltës
Publikuar:
(23.03.2023 16:27:27)

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 korri fitore me rezultatin 2-0 përballë Maltës, në sfidën e parë miqësore të planifikuar për këtë muaj.
Në ndeshjen e zhvilluar në Maltë, kombëtarja kuq e zi e drejtuar nga trajneri Armando Cungu bëri paraqitje fantastike. Këtë e vërteton edhe rezultati final i këtij takimi të parë miqësor.
Autorë të golave ishin Gent Elezaj dhe Ardit Nuredini.
Ndeshja e dytë miqësore ndaj Maltës është planifikuar të luhet 3 ditë më pas, më 26 mars nga ora 11:00.
Bile në këtë ballafaqim minuta pati për gjithë lojtarët e grumbulluar për këto dy ndeshje.
/Shqip.com