Lajme

Hovenier e Osmani nderojnë Albright në 1 vjetorin e vdekjes së saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier kanë nderuar ish-sekretaren Albright në 1 vjetorin e vdekjes së saj.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga vetë Hovenier.

“Sot bashkë me Osmanin për të nderuar Sekretaren Albright në 1-vjetorin e vdekjes së saj. Udhëheqja e Sekretares Albright në rajon shpëtoi jetë të panumërta. Një mike e vërtetë e Kosovës, puna dhe trashëgimia e saj mishëron partneritetin e fortë mes dy vendeve tona”, ka shkruar Hovenier.

Theksojmë se Albright ishte mike shumë e afërt e Kosovës.

/Shqip.com