Lajme

PSD sërish me aksion, cak Glauk Konjufca

Partia Socialdemokrate ka vazhduar me aksione edhe sot në kundërshtim të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, tregohet se PSD këtë herë kishte cak kryekuvendarin, Glauk Konjufcën.

“Ky është Glauku i shpërfytyruar. “Edhe ksi edhe asi”: kjo është parulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës. Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta dëgjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Kujtojmë se pardje, Dardan Molliqaj, kreu i PSD-së, ka publikuar momentin kur e kanë gjuajtur me tortë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Molliqaj ka lënë të kuptohet se këtë veprim e kanë bërë shkaku i “Zajednicës”.

/Shqip.com