Transformohet Qendra Spitalore Universitare e Tiranës
Publikuar:
(23.03.2023 11:08:58)

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është rinovuar në tërsi dhe tani është e gatshme për ofrimin e shërbimeve mjekësore.



Kjo është bërë e ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një njoftimi në Facebook.
“Nga tezgat gjithfarësh e deri te vendkullotja e gjësë së gjallë që gjetëm në QSUT, rilindja e shërbimit shëndetësor publik është jetësuar edhe me veprën më të madhe të shëndetësisë së dekadave të fundit, që e ngre në një nivel krejt të ri cilësinë e shërbimit mjekësor për qytetarët”, shkroi Rama.

Madje, Rama ka publikuar edhe fotografitë se si duket kjo qendër kryesore e mjekësisë në Tiranë.




/Shqip.com