Lajme

Kurti uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se bashkë me zgjerimin e kraharorit të zgjerohet edhe sofra.

“Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit. Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë”, shkroi Kurti.

Tutje, Kurti iu uroi agjërim të lehtë të gjithë atyre që kanë filluar të agjërojnë.

/Shqip.com