134 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(23.03.2023 08:17:51)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 134 raste aktive me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 14 raste të reja.
Megjithatë, është shënuar një rast i vdekjes, por janë shëruar 35 persona.
Aktualisht, 13 persona janë të hospitalizuar nga ky virus.
/Shqip.com