Sport Ndërkombëtar

Fury – Usyk, promotori britanik jep mesazhin enigmatik

Promotori i njohur i boksit Frank Warren, përmes një mesazhi enigmatik në rrjetet sociale, ka lënë të kuptohet se përballja e madhe e peshës së rëndë mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zyrtarizohet së shpejti.

Dy boksierët kampionë bote në peshën e rëndë kanë kohë që janë në negociata për një sfidë më 29 prill, në stadiumin “Wembley”.

Gjithsesi, ka pasur një sërë pengesash që i kanë lënë tifozët të dyshojnë nëse kjo përballje do të ndodhë vërtet.

Edhe pse stafi i Usyk deklaroi se kishin dyshime, Warren ka shkruar në mediat sociale se gjithçka po shkon në drejtimin e duhur dhe lufta do të zhvillohet. Pasi pa Arsenalin duke mposhtur Crystal Palace të dielën për të rritur epërsinë e tyre në krye të Premier League, Warren shkoi në Twitter për të postuar një mesazh të fshehtë.

“Arsenali 8 pikë larg! Një lajm edhe më i madh do të vijë!”, shkroi Warren dhe fansat mendojnë se do të thotë vetëm një gjë. Përballja e Fury me Usyk premton të jetë një nga duelet më të mëdha të këtij shekulli dhe do të kurorëzonte një kampion bote të unifikuar, që i mban të katër titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

/Shqip.com