Sport Shqiptar

Valon Et’hemi në radarin e gjigantit evropian

Galatasaray është vënë në gjurmët e sulmuesit shqiptar. Me 10 gola dhe katër asistime deri në këtë pikë të sezonit në Superligën turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve dhe së fundi të gjigantëve të Stambollit.

Lajmin e bëjnë me dije mediat turke, të cilat raportojnë se trajneri Okan Buruk ka kërkuar pikërisht sulmuesin 25-vjeçar, për të zëvendësuar Kerem Akturkoglu, i cili duket se do të largohet në fund të sezonit.

/Shqip.com