Lajme

Nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, Policia e Kosovës arreston një person në Zubin Potok

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

“Në funksion të përmbushjes së këtyre detyrave dhe përgjegjësive sot më 20.03.2023, njësitet e stacionit policor Zubin Potok nga rajoni Mitrovicë veri, përmes të një bashkëpunimi efikas me njësitet tjera të specializuara dhe ato të antidrogës është arrit deri tek pranimi i informacioneve relevante se në një lokacion në fshatin Kozarev-Zubin Potok në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit”

Po ashtu është bërë e ditur se në shtëpinë e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi/prova materiale:

· Dy (2) armë të gjata, me dyqind e tetë (208) fishekë

·Dy (2) pushkë ajrore, dy (2) kuti me sfera të pushkës

· Një revole, e tipit zastava

·Dy (2) karikatorë, tetëmbëdhjetë (18) fishekë.

Materialet e konfiskuara

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente rajonale të hetimeve Mitrovicë veri të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

/Shqip.com