A kanë qenë në një lidhje dashurie Kejsi dhe Lorenci?
Publikuar:
(20.03.2023 09:09:25)

Me hyrjen e Lorenc Hasramës u trazuan ujërat brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Kejsi e cila kishte filluar një marrëdhënie me Kristin, e përfundoi pas hyrjes së Lorencit.
Kurse, zërat jashtë shtëpisë thonë se Kejsi dhe Lorenc Hasrama kanë qenë të lidhur bashkë përpara se të hynin në Big Brother Vip albania.
Madje çështja e tyre është diskutuar edhe në Fun Club nën moderimin e Megi Pojanit.
E ftuara në Fun Club, gazetarja Aulona Musta thotë se kishte marrë vesh që dyshja kishin qenë bashkë, por nëse është e vërtetë ose jo duhet ta thonë vetë ata.
/Shqip.com