Nuhiu shënon në Austri
Publikuar:
(19.03.2023 18:30:18)

Futbollist nga Kosova, Atdhe Nuhiu ka shënuar pas një kohe të gjatë gol për Altachun.
Ish-reprezentuesi shënoi golin e epërsisë 1:0 të Altachut ndaj Salzburgut.
Nuhiu shënoi në minutën e 55-të, në ndeshjen që i takon javës së 22-të të Bundesligës së Austrisë.
Golin e fundit e pati shënuar më 6 nëntor të vitit të kaluar.
/Shqip.com