Shqipëri: Gjatë vitit 2022 u arrestuan 168 punonjës policie
Publikuar:
(19.03.2023 16:58:04)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar raportin vjetor të vitit 2022 për efektivët e arrestuar, të proceduar, si dhe llojet e ankesave që qytetarët kanë bërë ndaj tyre.
Në bazë të raportit del se që nga janari deri më dhjetor janë arrestuar 168 punonjës policie.
Pjesa më e madhe e tyre janë me vendim gjykate, të hetuar për korrupsion, shpërdorim detyre, mosveprim e veprime arbitrare.
Numrin më të lartë të ankesave që qytetarët kanë bërë, janë për policinë e Rendit dhe Sigurisë Publike, me 826 ankesa.
Ndërsa numrin më të lartë të shkeljeve të raportuara pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e mbajnë gjobat e padrejta të vendosura nga Policia Rrugore për shkelje të Kodit Rrugor, raporton Abcnews.
/Shqip.com