Vieira dhe Crystal Palace ndajnë rrugët
Publikuar:
(17.03.2023 10:23:37)
Crystal Palace ka njoftuar zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin francez, Patrick Vieira.
Vieira nuk do të jetë më trajneri i klubit të Ligës Premier, pasi sot (e premte) ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e Crystal Palace.
“Klubi i futbollit Crystal Palace mund të konfirmojë se Patrick Vieira është larguar nga posti i tij si menaxher i ekipit të parë”.
“Tre anëtarë të stafit të trajnerit të Patrick – Osian Roberts, Kristian Wilson dhe Said Aigoun – janë larguar gjithashtu nga klubi”, thuhet në njoftimin e klubi anglez.
Crystal Palace gjithashtu ka njoftuar se procesi për emërimin e një menaxheri të ri është duke u zhvilluar dhe ata do të ofrojnë një përditësim në kohën e duhur.
/Shqip.com