Epoka “Ansu Fati” filloi sot në “Camp Nou”

Pas dhjetë muajve mungesë, numri dhjetë i Barcelonës, Ansu Fati është rikthyer në fushën e gjelbër me gol.
18 vjeçari që hyri në këtë takim nga banka rezervë shënoi golin e tretë në fitoren që Barcelona e shënoi me rezultat 3-0 ndaj Espanyolit, shkruan Shqip.com.
Kjo ndeshje ishte e dominuar nga katalunasit të cilët shënuan qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes, me anë të Memphis Depay që realizoi nga pika e bardhë.
Tetë minuta më pas, ishte Luk De Jong që shënoi pas një asistimit të dhënë nga Sergino Dest për ta dyfishuar rezultatin.
Për eiplogun përfundimtar në këtë takim u përkujdes “djaloshi i artë”, Ansu Fati që e tundi rrjetën në minutën e fundit të takimit.
Pas kësaj fitore, Barca ngritet në pozitën e pestë në La Liga me gjithsej 12 pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.
Kjo ishte fitorja e parë pas një humbje dhe dy barazimeve që shënuan në tre ndeshjet paraprake./Shqip.com