Gruaja e Valon Behramit shpallet kampione e botës në ski
Publikuar:
(16.03.2023 17:50:02)

Lara Gut-Behrami, është shpallur Kampione e Botës.
Gruaja e futbollisti shqiptar, Valon Behrami sot ka arritur të fitoj në disiplinën Super-G, në Kupën e Botës e cila po zhvillohet në Soldeu të Andorrës.
Skiatorja zvicerane arriti të përfundonte garën në kohë prej 1 minutë, 26 sekonda e 70 të qindtat, duke lënë prapa për 22 të qindtat vonesë skitaren italiane Federica Brignone.
Gut-Behrami ka medalje të artë Olimpike të fituar në vitin 2022 dhe titull bote në vitin 2021.
Ajo është edhe kampione e përgjithshme e Kupës së Botës, që e fitoi në vitin 2016.
/Shqip.com