Vuçiq: S’i pyesim Kurtin e ndërkombëtarët për ngritjen e helikopterëve brenda Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se Serbia nuk e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit apo Rezolutën 1244, derisa është deklaruar rreth avionëve luftarakë që u panë së fundmi pranë vijës administrative që ndanë kufirin e Kosovës me Serbinë, transmeton Shqip.com.
Ai thotë se nuk ka nevojë të pyes askënd për të ngritur helikopterë apo aeroplanë serbë brenda territorit të Serbisë.
Kështu u shpreh ai pas bisedës telefonike të zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e quajti “pushtim” prezencën e forcave speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë.
“Pushtimi i plotë me automjete të blinduara në veri të Kosovës, i cili po kryhet nga Prishtina, ka vazhduar për shtatë ditë, dhe të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare ‘po heshtin me zë të lartë’”, tha ai, raporton ‘B92’.
“Sidoqoftë, të gjithë papritmas shqetësohen kur shohin helikopterë dhe aeroplanë serbë në territorin e Serbisë qendrore, sepse mendojnë se ata nuk duhet të ekzistojnë ose nuk duhet të ngrihen derisa Kurti ose dikush nga bashkësia ndërkombëtare ta miratojë këtë”, tha më tej Vuçiq.

Ai më tej ritheksoi formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për çka thotë se “Serbia ende duhet të pyet se kur do të fillojë formimi i Asociacionit”.
“Serbia respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që i ka nënshkruar, Serbia gjithmonë do të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet, por Serbia ende pyet kur do të fillojë formimi i Asociacionit dhe kur njësitë e blinduara të Kurtit do të tërhiqen nga veriu i Kosovës”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka biseduar në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg.
Siç tha Sekretari i Përgjithshëm pas kësaj bisede, ata diskutuan për situatën shqetësuese në veri të Kosovës. /Shqip.com
I spoke to @avucic of #Serbia & @albinkurti of #Kosovo about the need to de-escalate in the north of Kosovo. It’s vital both Belgrade & Pristina show restraint & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 26, 2021