Skandal në Serbi: Rrahje masive mes basketbollistëve pas përfundimit të ndeshjes
Publikuar:
(14.03.2023 11:33:12)

Një skandal tjetër ka ndodhur në Serbi mes basketbollistëve të Partizanit dhe Crvena Zvezdës.
Partizani fitoi duelin me rezultatin 92:81 në derbin e xhiros së 21-të të ABA Ligës.
Ndeshja u shënua nga një përleshje mes lojtarëve të dy skuadrave menjëherë pas ndeshjes së luajtur në Beograd.
Pas ndeshjes, lojtari i Partizanit, Mathias Lessort, u përplas fizikisht me Filip Petrusev, rivalin me të cilin pati një përleshje të ashpër gjatë gjithë ndeshjes.
Më poshtë keni pamjet:
/Shqip.com