Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje, sekuestrohet një armë
Publikuar:
(14.03.2023 09:45:47)

Gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje dhe ka poseduar armë pa leje.
Arrestimi është realizuar në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Po ashtu është bërë e ditur se personit të dyshuar A.J i janë gjetur dhe sekuestruar:
– një armë zjarri
– një karikatorë dhe
– 18 fishekë.

Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.
/Shqip.com