Tahiri: Marrëveshja pa njohje s’ka legjitimitet të plotë
Publikuar:
(11.03.2023 10:52:04)

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka komentuar qëndrimet e dy partive opozitare PDK dhe LDK sa i përket procesit të dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë.
Ajo thotë se fakti që këto dy parti i thanë jo një marrëveshjeje pa njohje reciproke nënkupton se një marrëveshje e tillë s’ka legjitimitet të plotë.
Sipas saj, këtë e forcon edhe më shumë fakti që në sondazhin e UNDP-së shihet që ka një rënie të përkrahjes për Albin Kurtin si kryeministër.
“Fakti se partitë e mëdhaja opozitare PDK dhe LDK i thanë jo marrëveshjes pa njohje reciproke kjo donë të thotë se kjo marrëveshje nuk ka legjitimitet të plotë, aq më shumë që ka rënë përkrahja për kryeministrin Kurti në bazë të sondazhit të UNDP”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
/Shqip.com