Lajme Botë

Sot Gjermania voton

Ilustrim

Gjermania sot voton, por për dallim nga disa palë zgjedhjesh dekadës së fundit – kësaj radhe është e paqartë se kush do të jetë fitues.

Kjo pasi, sipas sondazheve dallimi ndërmjet konservatorëve të CDU dhe socialdemokratëve është veç një për qind.

Madje, gjatë katër muajve të fundit socialdemokratët kanë prirë në shumicën e sondazheve.

Në këto rrethana, kancelarja, Angela Merkel, doli dhe i dha mbështetje kolegut partiak Armin Lashcet.

Armin Lashcet dhe Olaf Scholz

Ai përballë do ta ketë Olaf Scholz i cili ka gjasa reale ta marrë pushtetin nga duart e kristian-demokratëve.

Angela Merkel ka qeverisu për 16 vite radhazi.

Lexo edhe:
Zgjedhjet në Gjermani, Merkel i jep mbështetje djathtistit Laschet

Qeverisjen e saj e ka karakterizuar hovi ekonomik dhe politikat e emigracionit.

Për vendimet që lidhen me emigracionin ajo ka marrë kritika nga e djathta ekstreme ksenofobe.

Gjermania ka qenë destinacioni kryesor i mijëra emigrantëve të larguar nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme. /Shqip.com