Hendboll: Kosova mundet nga Bosnje Hercegovina
Publikuar:
(08.03.2023 22:06:35)

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është mundur nga Bosnje Hercegovina me rezultat 22:25.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Sfida në fjalë u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë para rreth 1 mijë shikuesve.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 14:10 në të mirë të boshnjakëve.
/Shqip.com