Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua
Publikuar:
(08.03.2023 10:04:26)

Një person në qytetin e Ferizajt është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Personi i arrestuar dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka sulmuar seksualisht një grua gjatë ditës së djeshme.
Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Theksojmë se vetëm gjatë vitit 2022, janë raportuar 88 raste të përdhunimit, 87 raste të ngacmimeve seksuale, dhe 62 raste të sulmit seksual.
Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, gjatë ditës së sotme pritet të organizojë një marsh protestues për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Marshi nis nga Pallati i Drejtësisë duke filluar nga ora 10:00.
/Shqip.com