Rama: Mbështesim plotësisht planin e paqes midis Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani këtë të martë, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit, të cilin kreu i qeverisë e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë ka folur rreth procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Kemi diskutuar edhe për rajonin, ne e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë është një plan shumë përmbajtjesor dhe realist, që sjell normalizimin e nevojshëm dhe të shumëpritur që të dyja palët duhet ta trajtojnë me seriozitet dhe kurajon e domosdoshme. Më vjen mirë që dot mund të shpallim edhe datën, 16 tetori i këtij viti ku do të punojmë ngushtë së bashku”, tha Rama nga Berlini, raporton Top Chanel.
Takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet këtë muaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
/Shqip.com