Zgjedhjet në Gjermani, Merkel i jep mbështetje djathtistit Laschet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dhënë mbështetje për kandidatin e CDU-së për kancelar, Armin Laschet.
Gjatë një tubimi të partisë konservatore, Merkel e quajti djathtistin Laschet si “ndërtues urash”, raporton BBC, transmeotn Shqip.com.
Pas 16 viteve në pushtet, konservatorët nuk e kanë aspak të mirë pozicionin elektoral.
Kjo pasi socialdemokratet (SPD) janë duke prirë, me një epërsi të ngushtë.

Merkel do të largohet nga politika dhe një ndër vizitat e fundit që kishte ka qenë ajo në Tiranë dhe Beograd.
E para në Gjermani, aty kishte thënë se “është e lidhur me Ballkanin Perëndimor” e që do ta vizitojë sërish pas mandatit.

Hovi ekonomik dhe ndikimi gjerman në Bashkimin Evropian kanë qenë dy komponentët kryesore të qeverisjes së Merkelit.
Po ashtu ajo kishte marrë vendim për strehimin e një numri të madh emigrantësh gjatë konfliktit në Siri.
Kjo kishte ngjallur Kritika të ashpërta ndaj saj nga ekstremi i djathtë ksenofob. /Shqip.com