Lajme

Rifat Jashari në Kuvend: Të jeni një qëndrimi, ta kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalinë e tij  në Kuvend, Rifat Jashari kërkoi nga parlamentarët që të jenë në një gjuhë të pëbashkët dhe të një qëndrimi në raport me Serbinë.

“Këtu në Kuvendin e Kosovës merren vendime, iu kisha preferuar që të jeni një gjuhe dhe të një qëndrimi edhe ta kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia dhe tani kemi kohë që të merremi me gjëra të tjera”, tha Rifat Jashari.

Kujtojmë se në këtë seancë pati fjalë rasti nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca.

/Shqip.com