Jo më lidhje në distancë, Vivien zhvendoset në Ferizaj
Publikuar:
(06.03.2023 11:36:41)

Vivien Thano dhe Getinjo janë mjaftë të komentuar për lidhjen e tyre të cilën e kanë filluar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Edhe pse, ‘nusja’ është nga Shqipëria e ‘dhëndri’ nga Kosova, dyshja është parë mjaftë shpesh në praninë e njëri-tjetrit.
Por, Viven Thanos e fundi ka dhënë edhe lajmin më të rëndësishëm duke thënë se nuk ka më lidhje në distancë pasiqë ajo tashmë është vendosur në Ferizaj, në qytetin ku ndodhet edhe i dashuri i saj Getinjo.
E ftuar në emisionin “Prive”, Vivien tregon se është takuar me familjen e Getinjos, por ky i fundit nuk është takuar ende me të sajën.
/Shqip.com