Haradinaj: Brukseli të ndërhyjë te Beogradi, mos të provokohet situata

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi dhe të kërkojë prej tij të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, duke shtuar se Prishtina duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj duke mos rënë pre e këtyre provokimeve.
“Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.
Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!”, shkroi ndër tjerash ai.
Tutje, ai tha se është në mbështjetje të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të vendit që janë vënë në mbrojtje të rendit dhe ligjit./SHQIP.com