Lajme

Figura të ndryshme në lisat e varrezave në Sallagrazhdë të Suharekës, habiten banorët

Banorët e fshatit Sallagrazhdë të Komunës së Suharekës kanë mbetur të habitur nga imazhet që kanë parë gjatë rregullimit të varrezave të fshatit.

Pjesë të rregullimit kanë qenë edhe largimi i disa lisave dhe sipas fotove të dërguara nga një lexues i Shqip.com, në brendësi të tyre janë shfaqur shenja që ngjasojnë me zogj.

Madje, nuk ka qenë vetëm një rast, por disa raste të tilla.

Sipas lexuesit të Shqip.com pos zogjëve, ata kanë hasur edhe në shenja që ngjasonin në kryqin.

Fshati Sallagrazhdë është i vetmi në Suharekë që ka banorë të dy besimeve; myslimanë dhe katolik.

/Shqip.com