Lajme

Berisha: Nesër dorëzojmë në KQZ dokumentet për regjistrimin e PD-së në zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi grupin parlamentar se nesër do të dorëzohen në KQZ, dokumentet për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Lideri i opozitës paralajmëroi se PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, për vendimin skandaloz dhe të paligjshëm të Gjykatës së Apelit.

“Në diskutimet e bëra në kryesi dhe grupe më të ngushta është arritur në përfundimin se vendimi i Apelit është një histori turpi që nuk mund të pranohet kurrë, ndaj dhe sapo të zbardhet në do të bëjmë rekurs, në Gjykatën e Lartë, Kushtetuese dhe në gjykatat Europiane të të drejtave të njeriut. Do të bëjë rekurs sepse që nga Roma antike e deri më sot, ku ka sunduar ligji kurrë nuk është bërë palë në një gjyq, ai që nuk ka qenë palë dhe së fundmi ai që në sallën e gjyqit deklaroi se nuk ishte palë.

Palë pra ishte Edi Rama me Edlira Kokonën që e kishte përdorur si postiere për letrat dhe këto, e cila ka rekorde të vërteta mafioze, të një njeriu të korruptuar, të kapur me dosje të rënda kur ka qenë në poste të tjera, ndaj dhe ajo tregohet e prirur të kryejë çdo mision“, tha Berisha.

Gjykata e Apelit vendosi një ditë më parë të pranonte si palë në gjykim përfaqësuesit e Enkelejd Alibeajt dhe për rrjedhojë pranoi ankimin e tyre për prishjen e vendimit të 25 marsit të vitit të kaluar.

Kështu, çështja e vulës së PD kthehet për rishqyrtim në Shkallën e Parë.

/Shqip.com