Gjendet i vdekur një burrë në Graçanicë
Publikuar:
(04.03.2023 10:14:43)

Policia e Kosovës raporton se ka gjetur një mashkull të vdekur në shtëpinë e tij në Graçanicë, të premten në mesditë.
“Graqanicë 03.03.2023 – 14:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
/Shqip.com