City i hakmirret Chelseat, Man United “gjunjëzohet” përballë Aston Villas

Manchester City i është hakmarrë Chelseat për humbjen e shkaktuar në finalen e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ka shënuar fitore minimale 0-1 në “Stamford Bridge” duke e bërë garën për titull edhe më interesante, shkruan Shqip.com.
Për të parë golin e vetëm në këtë takim u desh të pritej deri në minutën e 53-të, kur Gabriel Jesus i asistuar nga Joao Cancelo e tundi rrjetën e Edouard Mendyt.
Ekipi vendas u orvat deri në fund për ta barazuar rezultatin, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Pas këtij takimi, City ngritet në pozitën e dytë, ndërsa Chelsea bie një vend më poshtë ani pse të dyja kanë pikë të njëjta.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në të njëjtin orar, “Djajtë e Kuq” janë gjunjëzuar nga Aston Villa në “Teatrin e Ëndrrave” .
Edhe pse me Cristiano Ronaldon në fushën e gjelbër, Unitedi kanë pësuar humbje me rezultat 0-1.
Kjo ndeshje në “letër” llogartitej si një fitore e lehtë, por asgjë nuk shkoi sipas planit.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Kortney Hause në minutën e 88-të, duke lënë më gojë të hapur të gjithë shikuesit në stadium.
Unitedi pati një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin në minutën e tretë shtesë, por Bruno Fernandes nuk arriti që të shënonte nga penaltia dhe kështu mysafirët “ikën” me pikë të plota.
Me këtë fitore, Aston Villa është ngritur në pozitën e shtatë, ndërsa Man United bien në vendin e katërt./Shqip.com