Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskuton këto tema

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet këtë të premte ku në një nga pikat kryesore të diskutimit e ka edhe seancën e re plenare.
Në këtë seancë parashihet të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pyjet, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligji.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A” dhe emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
/Shqip.com