Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë shpallet “Qytetar Nderi” në qytetin e tij
Publikuar:
(02.03.2023 18:36:39)

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristian Asllani i cili luan për klubin italian Interin po kalon një formë mjaft të mirë.
Mësohet se ditën e sotme, me konsensus të plotë i është dhënë titulli “Qytetar Nderi”në Cërrik, shkruan Panorama Sport.
Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Cërrikut.
Për shkak të performancës së treguar me kombëtaren dhe Interin ai është vlerësuar më një gradë shumë të lartë në vendlindjen e tij.

/Shqip.com