Samsung nis testimet e para të Galaxy Fold5
Publikuar:
(02.03.2023 17:13:14)

Gjigandi korean i telefonave Samsung, ka nisur testimet e para për modelin Galaxy Z Fold5, i cili pritet të dalë në treg në gjysmën e dytë të këtij viti.
Testimet e para përfshijnë pjesën e jashtme të këtij telefoni, e i cili do të ketë një numër ndryshimesh, në krahasim me modelin që aktualisht është në treg Fold4.

Në panairin e teknologjisë CES 2023, Samsung prezantoi modelet që kishin mbajtësin e dy ekraneve më të hollë për 14 mm, në krahasim me modelin aktual që ka trashësi prej 15.8 mm.
Gjithsesi, testimi i brendshëm i modelit të ri të Samsung mund të zgjasë pak, sepse një prototip i vetëm kërkon rreth pesë ditë për t’u testuar.
/Shqip.com