Lajme Botë

Publikohen pamje nga momenti i përplasjes së dy trenave në Greqi

Pamje nga përplasja e trenave në Greqi

Mediet greke kanë publikuar pamjet e momentit të përplasjes fatale të dy trenave në Larisa të Greqisë mbrëmjen e djeshme.

Pamjet janë kapur nga një sistem sigurie pranë zonës ku ka nddohur aksidenti tragjik i cili shkaktoi të paktën 40 viktima dhe mbi 85 të plagosur, shkruan mediumi grek Oema.

Siç shihet në video, treni i mallrave dhe ai i pasagjerëve janë në të njëjtën linjë dhe nuk kanë mundur që të shmangin përplasjen e fuqishme mes tyre.

/Shqip.com