Arrestohen tre persona në Mitrovicë, incizuan pa leje në kampin e Njësisë Speciale
Publikuar:
(25.09.2021 11:11:11)
Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, janë arrestuar të premten afër kampit të Njësisë Speciale në Belvedere në Mitrovicë, njofton Shqip.com.
Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se personat e dyshuar kanë incizuar pa autorizim në vendin ku me shenja është i ndaluar fotografimi dhe incizimi.
“Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër kosovar/e pasi që të njëjtit në afërsi së kampit Belvedere, në zonën ku me shenja është i ndaluar fotografimi dhe incizimi kanë fotografuar dhe incizuar pa autorizim”, thuhet në raport.

Tutje, PK ka njoftuar se lidhur me rastin, me rekomandim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com