Kurti takon homolugun e tij nga Maqedonia e Veriut, flasin për projektin e rrugës Prizren-Tetovë
Publikuar:
(01.03.2023 16:56:19)

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu tij nga Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski kanë zhvilluar një takim bilateral.
Siç njofton kryeministria, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta.

“Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Përveç tjerash në takimin mes dy kryeministrave është theksuar edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit në të ardhmen.

/Shqip.com