Osmani dhe Rohde diskutojnë për Plani e Zbatimit të marrëveshjes evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, kanë diskutuar për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Siç ka njoftuar Zyra e presidencës, Osmani dhe Rohde u diskutua edhe për hapat e mëtejmë që do të merren nga institucionet e Kosovës.
“Në takim u diskutua, gjithashtu edhe për Planin e Zbatimit të marrëveshjes evropiane dhe hapat e mëtejmë në raport me të që do të ndërmerren nga institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZP-së.
Madje, Osmani ka theksuar se Kosova ka marrë vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv.
Në takim u diskutua edhe për procesin negociator dhe takimet e fundit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ç`rast Presidentja Osmani theksoi se kjo shënon një moment pozitiv, megjithëse Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv”.
Tutje, thuhet se Osmani ka thënë se ky angazhim konstruktiv do t’i kontribonin paqes dhe stabilitetit në rajon dhe vend.
/Shqip.com