Liverpool pas Adama Traores
Publikuar:
(08.07.2021 15:51:07)

Skuadra anglez, Liverpool janë në kërkim të anësorit të Wolves, Adama Traore, transmeton Shqip.com.
“Football Insider” pretendon se skuadra angleze ka bërë përpjekjet e para për transferimin e anësorit.
“The Reds” do të kërkojnë transferimin e sulmuesit këmbëshpejtë pasi të kthehet nga ekipi përfaqësues i Spanjës në EURO 2020.
25-vjeçari edicionin e kaluar shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime në 37 paraqitje me Wolves në të gjitha garat./Shqip.com